16:31 / E Premte, 14 Gusht 2020 / indeksADMonline

Barcelona mundohet ta “frikësojë” Bayernin, duke rikujtuar golin e Messit kundër Napolit

Skuadra e Barcelonës sonte me fillim nga ora 21:00, do të takohet me Bayernin për ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Klubi katalanas, para ndeshjes së sotme, ka rikujtuar golin fantastik të Messit në ndeshjen e 1/8 së finales ndaj Napolit, takimi ky që u mbyll me rezultat finale në 3:1, shkruan IndeksOnline

Në “Twiiter” skuadra spanjolle ka shkruar: “Kjo çfarë ndodhi në ndeshjen tonë të fundit’, pra kjo video e Messit si duket është një paralajmërim për Bayernin sonte, pasi argjentinasi me gjasë do të jetë në super-formë.