75 Mall Live Search
19:01 / E Shtunë, 31 Gusht 2019 / indeksADMonline

Barcelona ndalet me barazim nga Osasuna

Barcelona nuk ka arritur të fitojë ndaj ekipit të Osasunës duke u ndalur me barazim 2:2.

Të dyja ekipet e patën epërsinë por nuk arritën ta ruanin atë.

Fillimisht, Osasuna shënoi me anë të Rodrigo Torres në minutën e 7-të, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.

Ansu Fati realizoi golin e parë me Barcelonën në minutën e 51-të, ndërsa Arthur shënoi për epërsinë e Barcelonës.

Ku ndeshja po shkonte drejt fundit dhe pikët po i gëzonte Barcelona, Rodrigo Torres shënoi nga pika e bardhë për epilogun përfundimtar në minutën e 81-të./Indeksonline/