Barcelona ndan mendjen për Boateng
Befasia më e madhe e merkatos së janarit, ishte transferimi i Kevin Prince Boateng te skuadra e Barcelonës, në formë huazimi nga italianët e Sassuolos.
Gjiganti ganez u pa si një zgjidhje “loë cost” për katalanët, që të kishin në stol një njeri të aftë për të luajtur në majë të sulmit, në mungesë të uruguaianit Suarez.
Megjithatë që prej kohës kur u transferua në Katalunjë, 32-vjeçari ka luajtur vetëm një ndeshje, atë të Kupës së Mbretit për ballë Sevillas, kur Barça u mposht 2-0.
Së fundi, mediat spanjolle kanë raportuar se drejtuesit e Barcelonës kanë vendosur të mos ushtrojnë të drejtën e blerjes për Boateng, i cili në verë do të rikthehet në kampionatin italian, te Sassuolo.