Barcelona në 2009 shkruante: “Ne prodhojmë talenta, Reali i blen ata” – tash po ndodh e kundërta
Pas Griezmann, de Jong dhe shkëmbimit me Valencian të portierit Neto me Jasper Cillesen, Barcelona janë ende të etur të nënshkruajnë lojtarë tjerë të klasit botëror.
Barcelona janë të lidhur me një rikthim të Neymar, gjë e cila pritet të ndodh.
Shpenzimi i shumave të mëdha të parave ka qenë strategjia e blaugranëve viteve të fundit, e qe është në kontrast të madh me mënyrën se si vepronin para 10 viteve.
Faqja zyrtare e Barcelonës në Twitter në vitin 2009 shkruante: “Barcelona prodhon talenta, Reali i blen ata. Krahasim interesant”.
Pas 10 viteve kjo më nuk është e vërtetë, pasi që Barcelona ka shpenzuar mbi 1 miliardë euro për transferime që nga viti 2014 – më shumë se kushdo tjetër.
Klubi blaugran ka shpenzuar 250 milionë euro më shumë se Real Madridi gjatë 5 viteve të fundit.
Ndërsa, talentat nga akademia e Real Madridit po arrijnë suksese të mëdha. Lojtarët si: Caravajal, Lucas Vazquez, Cebajos, Reguilon, Valverde e të tjerë po dalin të jenë lojtarë të klasit botëror, shkruan Indeksonline.
Këto janë disa nga nënshkrimet e tyre më të mëdha:
Philippe Coutinho – € 135 milion (2018)
Ousmane Dembele – € 120m (2017)
Antoine Griezmann – € 120 milion (2019)
Luis Suarez – € 82m (2014)
Frenkie de Jong – € 75 milion (2019)
Malcom – 41 milion € (2018)
Paulinho – 40 milion € (2017)/Indeksonline/.