Barcelona në krizë të madhe, i kërkon uljen e pagave për të dytën herë futbollistëve
				 Skuadra e Barcleonës po ndodhet në një krizë të madhe ekonomike.
 
Barça ka paralajmëruar zbritje prej 30 përqind në rrogat e futbollistëve, kjo për të evituar një krizë katastrofike të ekipit, shkruan IndeksOnline
 Sipas programit “Què T’hi Jugues të SER Catalunya” , Josep Bartomeu po kërkon që futbollistëve të i ulet paga për 30 përqind. 
5 Nëntori është afati i fundit për të arritur një marrëveshje. Nëse nuk ka mirëkuptim me lojtarët dhe punëtorët, klubi do të zbatojë në mënyrë të njëanshme këtë ulje të re të pagave.

