75 Mall Live Search
22:52 / E Mërkurë, 10 Mars 2021 / Blerim

Barcelona në Paris veç ‘për pushime’, eliminohet nga UEFA Champions

Skuadra e Barcelonës është eliminuar nga UEFA Champions League në fazën e 1/16.

Klubi nga Katalunia ka barazuar 1 me 1 në ‘Parkun e Princave’ ndaj Paris Saint-Germain, shkruan IndeksOnline.

Megjithatë ekipi i Ronald Koeman kishte pësuar humbje të thellë në ‘Camp Nou’ me rezultat 4-1 dhe kështu përshëndetet nga Liga e Kampionëve për sezonin 20/21.

Golat në këtë mbrëmje i shënuan: Messi (për Barcelonën) dhe Kylian Mbappe (për PSG).

Me fitore, PSG siguron rrethin e 1/8 së finales (çerekfinale)./IndeksOnline/