Barcelona në pole position për Jonathan Tah, gjermani në bisedime të avancuara me katalanasit

Barcelona ka përparuar në bisedimet në raport me transferimin e Jonathan Tah.
Negociatat kanë filluar gjatë muajit nëntor dhe po vazhdojnë me hapa të sigurt, shkruan IndeksOnline.
Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, nuk po diskutohet për muajin janar, por gjermani pritet të jetë futbollist i ri i Barcelonës gjatë afatit kalimtar veror, kur do të jetë agjent i lirë.
Tah nuk do ta zgjasë kontratën me Leverkusenin por do të qëndrojë deri në fund të sezonit.
Hansi Flick është gjithashtu i përfshirë në bisedime me Tah, duke njohur lojtarin dhe gjithashtu duke ndarë të njëjtin agjent me Jonathan.
Ende nuk është një marrëveshje e kryer, por bisedimet janë duke avancuar mirë.
Për Jonathan Tah ka shfaqur interesim edhe Bayern Munich dhe disa klube italiane./IndeksOnline/