75 Mall Live Search
13:18 / E Shtunë, 13 Korrik 2019 / indeksADMonline

Barcelona në “pole position” për të nënshkruar me bashkëlojtarin e Ronaldos

Barcelona janë duke shikuar mundësitë për të nënshkruar me një mbrojtës të krahut të djathtë.

Kjo pasi që Semedo dhe Roberto nuk kanë qenë në formën e tyre më të mirë sezonin e kaluar.

Nelson Semedo duket se nuk është përshtatur me stilin katalunas, ndërsa reprezentuesi spanjoll, Sergi Roberto, po tregon se është më i përshtatshëm si mesfushor.

Vendin e tyre mund ta zërë Joao Cancelo, i cili ka kryer një punë të mirë sezonin e shkuar me Juventusin.

Për shërbimet e portugezit janë të interesuar edhe klubet si Manchester City dhe Bayern Munich, por shenjat po çojnë tek Barcelona, e cila është zgjedhja më e mundshme.

Klubi katalunas kanë thënë se janë në gjendje të paguajnë 60 milionë euro për shërbimet e tij, raporton Calcio Merkato.

Deri më tani këtë verë, Barcelona ka njoftuar nënshkrimet e Frenkie de Jong, Luis Neto dhe Antoine Griezmann.