75 Mall Live Search
09:31 / E Diele, 18 Shtator 2022 / C E

Barcelona në Premierligë pë të gjetur zëvendësuesin e Busquets

Barcelona po shqyrton nënshkrimin e mesfushorit të Chelseat, Jorginho.

Kapiteni aktual i Barcelonës, Sergio Busquets, i cili prej shumë vitesh mban postin e mesfushorit mbrojtës në skuadrën katalanase, ka shumë gjasa që të largohet verën e ardhshme pas skadimit të kontratës, shkruan abcnews.al.

Në të njëjtën kohë, marrëveshja e Jorginhos me Chelsean përfundon dhe ende nuk ka përparim në negociatat për vazhdimin e bashkëpunimit. Sipas Mirror, Barcelona e konsideron italianin një nga opsionet prioritare për të zëvendësuar Busquets. Menaxhmenti i Barcelonës shpreson ta gjurmojë 30-vjeçarin si një lojtar të lirë.

Jorginho ka bërë tetë paraqitje për Chelsea në sezonin aktual, duke shënuar një gol.