Barcelona në telashe me Ter Stegen

Barcelona është duke pasur probleme me portierin Marc-Andre ter Stegen.
Katalunasit e kanë gjetur zëvendësuesin e tij, teksa gjermani po refuzon të shkëpusë kontratën me ekipin, shkruan IndeksOnline.
Marrëdhëniet e ftohta mes dy palëve janë vulosur me ndërhyrjen kirurgjikale që portieri pati në Bordeaux.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se Ter Stegen nuk ka dashur të shoqërohej nga stafi i ekipit në këtë proces.
Ai nuk u takua as me mjekun e ekipit, që udhëtoi për në Bordeaux për ta shoqëruar atë.
Raportohet se gjermani po i refuzon thirrjet nga ana e ekipit dhe se nuk po gjen dot zgjidhje për të dalur nga situata e krijuar.
Shitja e Ter Stegen do t’i ndihmonte tej mase ekipit të tejkalojë krizen financiare dhe regjistrimin e lojtarëve të rinj./IndeksOnline/