Barcelona në vazhdime e ‘shkatërron’ totalisht Granadën dhe kalon në gjysmëfinale

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Barcelonës dhe Granadës, duel ky në kuadër të çerekfinales në Kupën e Mbretit.
Granada ishe në epërsi prej 2 golave ndaj Barcelonës, por që Griezmann dhe Alba barazuan shifrat në 2:2 gjatë 90 minutave ë rregullt, shkruan IndeksOnline
Por, më të filluar vazhdimet skuadrat dhuruan përsëri spektakël, ku shifrat u barazuan në 3:3, përsëri me golin e Griezmann.
Por, De Jong dhe Alba ishin ata që i dhanë fund gjithçka, duke vendosur epilogun në 3:5.
Me këtë fitore, Bareona ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.