75 Mall Live Search
13:45 / E Diele, 16 Korrik 2023 / Gj. Sh

Barcelona nis spastrimin, gjashtë futbollistë pranë largimit

Skuadra e Barcelonës pritet të bëj një revolucion për sezonin e ri.

Kampioni i Spanjës është e detyruar të bëjë disa zvogëlime në paga dhe synon shitjen e disa futbollistëve gjatë afatit kalimtar veror, shkruan IndeksOnline.

Në mesin e tyre janë gjashtë futbollistë qe më shumë gjasë do të largohen nga Barcelona gjatë verës.

Listës i prinë Klement Lengelet, i cili nuk është në planet e Xavit dhe Barcelona po punon për shitjen e tij te skuadra e Tottenhamit.

Franck Kessie është një tjetër futbollist që pritet të largohet nga katalanasit, i cili është lidhur me një kalim te Juventusi, por nuk mungon interesimi edhe nga klubet arabe.

Nico Gonzalez, Pablo Torre, Julian Araujo dhe Alex Collado gjithashtu pritet të largohen nga “Camp Nou” gjatë kësaj merkatoje.

Barcelona po ashtu ka punuar edhe në përforcimin e skuadrës, ku deri tani ka kryer tre transferime.

Ilkay Gundogan, Inigo Martinez dhe Vitor Roque, janë zyrtarizuar si futbollistë të ri të katalanasve, ndërsa presidenti i Barcelonës ka konfirmuar se do të ketë edhe transferime tjera./IndeksOnline/