75 Mall Live Search
14:17 / E Enjte, 17 Gusht 2023 / MSH

Barcelona nisë me këmbë të “mbrapshtë” sezonin, lëndohet Araujo

Barcelonës i ka mjaftuar të luajë përballë Getafes, që për ekipin paraqet një kundërshtar të hidhur, për të nisur sezonin në mënyrën jo më të mirë të mundshme.

Ekipi mëzi ka nxjerrur një barazim pa gola në ndeshjen e parë të sezonit, teksa lajmet jo të mira në kampin katalunas nuk kanë fund, raporton Indeksonline.

Ronaldo Araujo njoftoi se do të mungojë në ndeshjen kundër Cadiz-it.

Mbrojtësi i djathtë ka pësuar një tërheqje në femurin e tij të majtë dhe nuk dihet se sa do të qendrojë jashtë fushës së blertë.

Kjo paraqet një problem për kampin e Xavit, i cili tash e disa kohë i kishte lënë në duar të sigurta mbrojtjen Araujos titullar.