11:54 / E Shtunë, 26 Shkurt 2022 / MSH

Barcelona një hap më pranë mbrojtësit të famshëm

Barcelona po planifikon një rindërtim të ekipit që pas ardhjes së Xavit.

Në merkaton e janarit ata transferuan Dani Alves, Ferran Torres, Aubameyang dhe Adama Traore. Të gjithë lojtarët janë duke bërë shumë mirë me Barcelonën ku kanë qënë të përfshirë në gola dhe asist.

Tashmë në Spanjë flitet se Barcelona është shumë pranë transferimit të Koulibaly, mbrojtësit të Napolit.

Sipas raportimeve të “Radio Catalunya”, Kalidou Koulibaly është në listën e Barçës dhe si duket është në avantazh për ta transferuar në Barcelonë.

Kontrata e mbrojtësit skadon në vitin 2023 dhe kushton të paktën 45 milion euro.