75 Mall Live Search
15:04 / E Diele, 30 Qershor 2024 / Gj. Sh

Barcelona njofton largimin e Alonsos

Marco Alonso nuk do të jetë futbollist i Barcelonës për sezonin e ardhshëm.

Klubi katalanas përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ka njoftuar largimin e mbrojtësit spanjoll, shkruan IndeksOnline.

Alonso ishte pjesë e Barcelonës në dy sezonet e fundit, ku shënoi tre gola në të gjitha garat.

33-vjeçari tashmë është futbollist i lirë dhe duhet të gjej një klub për sezonin e ri.

Sipas mediave spanjolle, për Alonson ka shfaqur interesim Atletik Madrid, por deri tani ende nuk ka pasur asnjë kontakt./IndeksOnline/