75 Mall Live Search
15:28 / E Mërkurë, 18 Tetor 2023 / L K

Barcelona njofton se ka borxh edhe 200 milionë euro, për blerjet e dikurshme

Eduard Romeu , nënkryetar i entitetit të Barçës, prezantoi llogaritë e klubit këtë të mërkurë para Asemblesë që mbahet të shtunën.

Në njoftimin e Romeut bëhet e ditur se skuadra ka shlyer borxhin e madh prej 500 milionë eurosh që e kishte dikur.

“Objektivi ishte mbyllja e shpenzimeve. Tani kemi edhe 200 milionë euro borxh për blerjet e dikurshme dhe po punojmë që t’i shlyejm. Barça e mbylli vitin financiar 22-23 me të ardhura prej 1,259 milionë euro. Realiteti është se Barcelona ende po mbytet në faturën e pagave, megjithëse shpreson që në vitin e ri gjërat do të ndryshojnë. 79% e shpenzimeve të klubit janë në paga” ka njoftuar Romeo./Indeksonline/