75 Mall Live Search
19:55 / E Mërkurë, 03 Korrik 2019 / indeksADMonline

Barcelona nuk do ta shesë Philipe Coutinhon në këtë verë

Barcelona i ka thënë Philippe Coutinhos se do të qëndrojë në klub këtë verë, kjo u bë e ditur sipas agjentit të lojtarit.

Kia Joorabchian konfirmoi se e kishte takuar Barcelonën për të diskutuar për të ardhmen e Coutinhos.  Agjenti tha se “Kam folur disa ditë më parë me Pep Segurën në Barcelonë. Ai më tha se klubi nuk dëshiron të shesë Coutinho këtë verë. Dhe pastaj, ne nuk kemi pasur ndonjë kontakt me PSG. Coutinho është aktualisht në detyrë me Brazilin. Brazili tani është në gjysmëfinale dhe Coutinho ka mundësinë të përfundojë me suksesë të madhë, pas një sezoni të vështirë  në Barcelonëm shkruan metro.co.uk, pëcjell indeksonline.

Coutinho është kritikuar pa mëshirë nga mediat spanjolle dhe tifozët e Barcelonës dhe vetë ai pranoi së fundmi se nuk ishte i sigurt nëse do të qëndronte në klub. “Unë kam një kontratë me Barcelonën, ka qenë gjithmonë dëshira ime për të luajtur në këtë klub, por tani jam plotësisht i përqendruar këtu, me Brazilin, dhe për të ardhmen me Barcelonën nuk e dimë se çfarë do të ndodhë”, theksoi braziliani.

“Shumë gjëra që dalin në media thjesht nuk janë të vërteta, por për të ardhmen time nuk e dimë se çfarë do të ndodhë, kjo është e vërteta. “Sinqerisht, nuk ishte një sezon i mire nuk ka shkuar si kam shpresuar. “Por unë shpresoj se kjo më shërben si një shembull, si një mësim që të dua më shumë, të përqendrohem edhe më shumë që të mund të arrij”, tha Coutinho.