Barcelona nuk do të kërkoj zëvendësues për Gavin gjatë janarit

Futbollisti i Barcelonës, Gavi ka pësuar një lëndim të rëndë në ndeshjen Spanjë – Gjeorgji, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian.
Pas ekzaminimit të testeve mjekësore, është konfirmuar se Gavi ka këputur ligamentet e gjurit të këmbës së djathtë dhe pritet të jetë jashtë fushës për së paku 7 muaj, shkruan IndeksOnline.
Drejtori Sportiv i Barcelonës, Deco ka folur për lëndimin e yllit 19-vjeçar, ku ka thënë se është e pamundur të zëvendësosh një lojtar si ai.
Është e pamundur të zëvendësosh Gavi. Nuk ka asnjë lojtar në treg me aftësitë e tij, mentalitetin e tij.
Është gabim të diskutosh për zëvendësimin e Gavit pasi nuk është e mundur. Ne nuk do të gjejmë një zëvendësues në janar.”, deklaroi Deco./IndeksOnline/