75 Mall Live Search
15:55 / E Diele, 10 Korrik 2022 / Gj. Sh

Barcelona nuk dorëzohet për Lewandowskin, gati oferta e re

Barcelona është gati të paraqesë një ofertë të re dhe më të fundit për Bayern Munich për të bërë të mundur transferimin e Robert Lewandowskit në Spanjë.

Mediet gjermane bëjnë me dije se Barça është ë gatshme të paguajë 50 milionë euro për polakun. Ende nuk dihet nëse bavarezët do ta pranojnë një ofertë të tillë, pasi kampionët e Gjermanisë kanë kërkuar jo më pak se 60 milionë euro për sulmuesin 33-vjeçar.

Kontrata e Lewandowskit me Bayern skadon vitin e ardhshëm dhe nëse klubi gjerman nuk pranon ta shesë rrezikon ta humbasë polakun me parametra zero.

Ndërkohë për dy ditë sulmuesi do duhet të bashkohet në stërvitje me skuadrën e Nagelsmann, por duke ditur dëshirën e 34-vjeçarit për largimin situata duket disi e komplikuar dhe mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë.