Barcelona nuk e bën gabimin e Realit, kalon në çerekfinale të Kupës së Spanjës
Barcelona ka arritur me sukses të kaloj në çerkefinale të Kupës së Spanjës, duke kompletuar kështu 8 skuadrat çerekfinaliste.
Skuadra katalanase sonte shënoi fitore në udhëtim ndaj Racing Santander, me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.
Pjesa e parë u mbyll me barazim 0-0, derisa të dy golat u shënuan në pjesën e dytë.
Ferran Torres zhbllokoi rezultatin në minutën e 66-të, derisa golin e sigurisë e shënoi Lamine Yamal në 90+5.
Barcelona kështu kualifikohet në çerekfinale, duke u bashkuar me skuadrat e tjera si Atletiko Madrid, Atletiko Bilbao, Albacete, Valencia, Betis, Real Sociedad dhe Alaves./IndeksOnline/

