16:35 / E Hënë, 25 Maj 2020 / indeksADMonline

Barcelona nuk e do, Coutinho ëndrra e klubit anglez

E ardhmja e Philippe Coutinhos duket se do të jetë në Anglia.

Futbollisti nuk do të qëndrojë në Gjermani, pasi Bayern Munchen nuk ka ndërmend të blejë kartonin e lojtarit dhe me çmim të reduktuar.

Barcelona në krahun tjetër do t’i gjejë një klub të ri për ta strehuar. Ata nuk duan ta kenë në skuadër, ndërsa po shohin klubet që kanë shfaqur interes për kartonin e tij.

Arsenali ka dalë së fundmi në skenë, ndërsa ëndrra e madhe e trajnerit Mikel Arteta është sulmuesi i Barcelonës.

Ekipi spanjoll është gati ta shesë dhe për 80 milionë euro, por londinezët nuk duan të shpenzojnë aq shumë për kartonin e tij.