75 Mall Live Search
14:21 / E Premte, 12 Shkurt 2021 / Blerim

Barcelona nuk e fut në lojë Coutinhon, për ta kursyer një ‘thes’ me para!

Skuadra e Barcelonës është në krizë të madhe financiare.

Sipas gazetës spanjolle ‘AS’, klubi katalunas nuk do ta inkuadroj në lojë Philippe Coutinhon gjatë këtij sezoni, transmeton IndeksOnline.

Kjo do të ndodhë për t’i ‘kursyer’ 5 milionë euro! Nëse Coutinho do të luaj edhe 5 ndeshje, atëherë Barça detyrohet t’ia paguaj Liverpoolit shifrën prej 5 milionë eurove.

Kështu ishte marrëveshja kur lojtari u transferua në ‘Camp Nou’ nga klubi i Premierligës. Coutinho gjatë këtij sezoni i ka bërë 12 paraqitje dhe ka shënuar 3 gola [2 asiste]./IndeksOnline/