75 Mall Live Search
11:49 / E Diele, 11 Gusht 2019 / indeksADMonline

Barcelona nuk është e interesuar të paguaj miliona euro për Neymarin

Gjatë gjithë verës është folur për të ardhmen e brazilianit Neymar.

Anëtari i PSG-së, sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Franca në këtë afat kalimtar, por ende nuk dihet se ku do të përfundoj.

Real Madrid dhe Barcelona kanë qenë dy skuadrat e interesuara për të. Ish skuadra e Neymarit, Barcelona ka bërë të ditur që dëshiron ta kthej sulmuesin në Camp Nou.

Megjithatë kataluansit kanë njoftuar PSG-në që nuk do të paguajnë qindra miliona euro për Neymar, por do të ofrojnë lojtarë në shkëmbim. /Indeksonline/