Barcelona nuk mund ta transferojë Lautaron për këtë arsye

Shpresat e Barcelonës për të nënshkruar me Lautaro Martinezin gjatë kësaj vere vetëm sa po shkojnë e po veniten, raporton Sky Sport.
Argjentinasi ka një klauzolë prej 110 milionë eurosh para të cilat Barcelona nuk i ka për momentin dhe po shikon që nëpërmjet lojtarëve ti sigurojë ato por që deri më tani asgjë nuk është e sigurt.
Klubi blaugrana tani në vend se ti ofrojë Interit shifrën e plotë kërkon që në bisedime të fus njërin nga lojtarët e saj për të zvogëluar ndjeshëm çmimin e sulmuesit zikaltër. /IndeksOnline/