75 Mall Live Search
19:42 / E Enjte, 25 Janar 2024 / Gj. Sh

Barcelona nuk po e mendon shkarkimin e Xavit

Bordi i Barçës nuk po mendon të shkarkojë Xavi Hernandezin. 

Klubi beson se skuadra ka nevojë për stabilitet tani dhe tashmë ka treguar besimin e vendosur te trajneri spanjoll, nëse nuk ndodh ndonjë katastrofë në ligë.

Për sa kohë që skuadra është në pozicionet e Champions League dhe gjasat për të fituar dy titujt e mbetur janë ende gjallë, Xavi do të vazhdojë në detyrë. 

Barcelona dje u eliminua nga Kupa e Mbretit nga Athletic Bilbao, ndërsa është larg me pikë nga dy liderët e La Ligas, Real Madrid dhe Girona.