Barcelona nuk shfrytëzon gabimin e Realit, mposhtet nga Vallecano

Barcelona ka lëshuar një mundësi të artë për të thelluar diferencën me Real Madridin.
Katalanasit pësuan humbje në udhëtim te Rayo Vallecano, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.
Alvaro Garcia i dha epërsinë Vallecanos në minutën e 19-të, dhe me rezultat 1-0 u mbyll pjesa e parë.
Në fillim të pjesësbsë dytë, Rayo dyfishoi rezultatin me golin e Fran Garcia në minutën e 53-të.
Barcelona tentoi të rikthehet në lojë me golin e Robert Lewandowakit, i cili shënoi për 2-1, në minitën e 83-të.
Deri në fund të ndeshjes nuk pati ndryshim rezultati, dhe Rayo Vallecano arriti të marrë tre pikë nga kjo ndeshje.
Pavarësisht humbjes, Barcelona vazhdon të jetë lidere e La Ligas me 76 pikë, 11 më shumë se Real Madridi.
Në anën tjetër, Rayo me këtë fitore është ngritur në pozitën e nëntë me 43 pikë./IndeksOnline/