75 Mall Live Search
13:48 / E Martë, 14 Dhjetor 2021 / C E

Barcelona nxjerr në shitje lojtarin më të mirë, Bayerni gati të përfitoj nga kriza e klubit

Kriza sportive dhe ekonomike që po kalon Barça do të thotë që shumë pak futbollistë tashmë kanë mbetur të pashitshëm.

Sipas El Nacional, Marc-André Ter Stegen është një nga lojtarët që mund të sakrifikohet nga katalanasit për të rritur të ardhurat dhe për të ulur shpenzimet.

Pikërisht xhelati i Barçës në këtë edicion të Champions League, Bayern Munich dëshiron të përfitojë nga situata e klubit të drejtuar nga Joan Laporta për të marrë praktikisht me një çmim ekuilibër ish-portierin e Borussia Mönchengladbach.

Klubi bavarez i ofroi Barçës 30 milionë euro për të liruar Ter Stegenin, të cilin e shohin si garanci për Manuel Neuerin, i cili tashmë është 35 vjeç.

Portieri i Bayernit vazhdon të jetë titullar për kombëtaren gjermane për meritat e tij, por Franz Beckenbauer, Oliver Kahn dhe drejtuesit e lartë të Bayernit janë të bindur se Ter Stegen do të rifitojë nivelin që ka pasur për pjesën më të madhe të kohës në Barça. /IndeksOnline/