15:15 / E Premte, 21 Qershor 2019 / indeksADMonline

Barcelona ofron 100 milionë euro + Coutinhon për Neymar

Sipas gazetës katalonase “Sport” tashmë Barcelona dhe PSG kanë filluar të negociojnë transferimin e Neymar në Barcelonë.

“Sport” pohon se për shkak të marrëdhënieve të ftohta mes dy klubeve, ata janë duke përdorur ndërmjetës për të arritur marrëveshje, ndërsa Barca ka ofruar kampionëve francezë 100 milionë euro plus Coutinhon, me qëllim që të transferojnë Neymarin.

PSG kanë vënë një cmim marramendës prej 300 milionë euro për Neymar, 80 milionë më shumë se sa që e kanë blerë lojtarin para dy viteve.

Neymar u ka kërkuar drejtuesve të PSG ta lejojnë të largohet dhe të kthehet përsëri në Barcelonë, vend të cilin ai e konsideron si shtëpi të tijën.

Në rast të rikthimit të Neymar, do të formohej sërish treshja fantastike e sulmit e njohur si MSN, së bashku me Lionel Messin dhe Luis Suarezin, që në vitin 2015 i solli Barçës tripletën. /IndeksOnline/