19:15 / E Hënë, 09 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Barcelona pa Messin kundër Interit

Barcelona do të luaj kundër Interit në kuadër të xhirosë së fundit në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Trajneri Ernesto Valverde ka vendosur që të mos e ftojë fare lojtarin më të mirë në botë, Lionel Messin, transmeton Indeksonline.

Argjentinasi nuk është i lënduar por do të pushohet për duelin me “nerroazzurët”, ngase Barcelona e ka siguruar kualifikimin.

Ky është ekipi i plotë i Barcelonës për ndeshjen me Interin: Ter Stegen, Rakitic, Sergio, Tobido, Suarez, Neto, Lenglet, Wague, Griezmann, Alena, De Jong, Vidal, Umtiti, Junior, Inaki Pena, Perez, Riqui Puig, Ansu Fati, Araujo, Morer.