75 Mall Live Search
20:24 / E Enjte, 11 Korrik 2019 / indeksADMonline

Barcelona paguan klauzolën e Antoine Griezmann

Udhëheqësit katalunas kanë paguar 120 milionë euro për të liruar Antoine Griezmann nga kontrata e tij me Atletico Madridin.

Yllit të Athletico Madridit, i cili ka shumë kohë që po kërkohet nga Barcelona sot ka filluar që ti paguhet klauzola prej 120 milionë euro, shkruan Lequipe.fr, transmeton Indeksonline.

Por një procesë i tillë duket se kërkon kohë, dhe pritet që fondet në llogarin e Athleticos të dalin gjatë ditës së nesërme, shkresat zakonisht marrin mjaftë kohë, por klubi katalunas është gati për të i përfunduar.

Kurse zyrtarizmi i Griezman tek Barcelona, do të bëhet pas vërtetimit të La Ligas, se Barcelona e ka paguar Athletico Madridin.

Griezmann, Lionel Messi, Luis Suarez, Philippe Coutinho dhe Ousmane Dembele do të jenë një sulm i frikshëm sezonin e ardhshëm./Indeksonline/.