Barcelona pasurohet nga blerja e fundit e Manchester Cityt, merr 13 milionë euro

Skuadra e Manchester Cityt bëri një “goditje” në fundin e transferimeve të afatit dimëror.
Në klubin e Pep Guardiolas u transferua mesfushori spanjoll, Nico Gonzalez për 60 milionë euro, shkruan Indeksonline
Një pjesë e kësaj shume shkoi te Barcelona. Pra klubi spanjoll fitoi plotë 13 milionë euro, pasi kishte disa përqindje në kartonin e ish-lojtarit të Portos.
Gonzalez u transferua te Porto nga Barcelona gjatë vitit 2023, por nuk dihet se cila ishte shifra e saktë e kësaj lëvizjeje.
23-vjeçari i cili shihet si zëvendësues i Rodrit te City, gjatë këtij sezoni në ligën e Portugalisë i zhvilloi 17 ndeshje, shënoi pesë gola dhe bëri katër asiste./Indeksonline/