Barcelona për ‘faqe të zezë’, Bilbao e eliminon nga Kupa e Spanjës

Barcelona është eliminuar nga Kupa e Spanjës.
Skuadra e Xavit, u mposht në çerekfinale nga Atletiko Bilbao, me rezultat 4-2, pas extra-time, shkruan IndeksOnline.
Koha e rregullt pas 90 minutave përfundoi me barazim 2-2.
Ishte Bilbao skuadra e parë e cila kaloi në epërsi me golin e Gorka Guruzeta, i cili shënoi 36 sekonda pas fillimit të ndeshjes.
Barcelona arriti ta përmbyste rezultatin në pjesën e parë, me dy gola të shpejtë.
Robert Lewandowski barazoi shifrat në minutën e 26-të, ndërsa Lamine Yamal i dha epërsinë skuadrës katalanase pas gjashtë minutave.
Me të filluar pjesa e dytë, Oihan Sancet barzoi rezultatin në 2-2, në minutën e 49-të. Deri në fund nuk pati gola të tjerë dhe ndeshja shkoi në vazhdime.
Në extra-time, Bilbao realizoi dy gola të tjerë, për të siguruar gjysmëfinalen e Kupës së Spanjës.
Ishte sulmuesi ganez, Inaki Williams i cili shënoi golain e tretë në minutën 105+2′, ndërsa Niko Williams vulosi fitoren në minutën 120+1′./IndeksOnline/