09:32 / E Mërkurë, 29 Janar 2020 / indeksADMonline

Barcelona për “gjynah”, të gjithë po e refuzojnë!

Barcelona e ka humbur shkëlqimin në fushë dhe jashtë saj. Dikur skuadra që pushtonte Evropën me yje e me suksese, tani ka marrë teposhtëzën dhe nuk ka gjë që e ndalë.

Drejtuesit e skuadrës janë fajtorët kryesorë për këto dështime. Barcelona është shëndrruar në një skuadër që refuzohet nga trajnerët e yjet e futbollit, gjë që s’i kishte ndodhur kësaj skuadre të mëdha në vitet e fundit.

Xavi Hernandezi së fundi i tha JO ish-skuadrës duke mos pranuar të jetë pasuesi i Valvderdes.

Refuzim të madh Barca kishte marrë në verë edhe nga Neymari e De Ligti, të cilët ishin prioriteti kryesor i skuadrës.

Por, skuadra katalonase dje ka marrë edhe një refuzim zhgënjyes. Pavarësisht se dukej punë e kryer transferimi i Rodrigos, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Sulmuesi i Valencias është rikthyer te ish-skuadra pas dështimit që të finalizohet ky transfer me sukses. /Indeksonline/