Barcelona përfshihet seriozisht në garën për mbrojtësin anglez

Mbrojtësi i Crystal Palace, Marc Guehi, do të jetë në dispozicion si lojtar i lirë brenda tre muajsh, dhe klubet më të mëdha evropiane janë në garë për të siguruar firmën e tij. Mbrojtësi anglez duket se ka vendosur të largohet nga Crystal Palace.
Guehi pritej të firmoste për Liverpool-in pas një marrëveshjeje prej 35 milionë eurosh të arritur në fund të merkatos së verës, por Palace tërhoqi ofertën në minutën e fundit, gjë që e ka lënë të pasigurt të ardhmen e tij dhe e ka irrituar lojtarin.
Eksperti i merkatos, Florian Plettenberg, ka konfirmuar se Barcelona është “seriouzisht e përfshirë” në garën për Guehi. Më parë është raportuar që 25-vjeçari ishte në shënjestrën e gjigantëve katalanas, por pa ndonjë përparësi të qartë.
Plettenberg gjithashtu konfirmon se edhe Real Madrid dhe Liverpool janë në garë për Guehi. Edhe ata po shikojnë mbrojtës qendrorë, ndërsa ekzistojnë dyshime se për kë do të shkojnë, pasi gjithashtu janë të interesuar për Dayot Upamecano-n e Bayern Munich dhe Ibrahima Konaté-n e Liverpool-it — të dy të lirë nga kontratat verën e ardhshme.
Bayern gjithashtu po ndjekin nga afër kapitenin e Palace-it dhe kanë zhvilluar bisedime të para me agjentët e tij, sipas Plettenberg. Drejtori sportiv Max Eberl është admirues i tij, por lëvizjet e tyre të mëtejshme do të varen nga vendimet për të ardhmen e Kim Min-Jae dhe Upamecano-s.
Në këtë situatë, tre emra të mëdhenj do të jenë në dispozicion verën e ardhshme, dhe të paktën katër ekipe duket se janë duke vlerësuar mundësinë e sjelljes së të paktën njërit prej tyre — ndërsa Liverpool dhe Bayern mund të zgjedhin të mbajnë Konaté dhe Upamecano. Të dyja klubet spanjolle të “El Clásico”-s do të kenë nevojë për përforcime dhe padyshim do të ndihen të pozicionuar mirë për të siguruar të paktën një nga këta lojtarë.