75 Mall Live Search
10:16 / E Enjte, 30 Qershor 2022 / B O

Barcelona po i kërkon, të tjerët po blejnë, Xavi në udhëkryq!

Barcelona ndodhet në pushime që nga 26 maji. Pothuajse një muaj e gjysmë më vonë, skuadra e Xavit do të kthehet në punë Xavi donte një ristrukturim të thellë të dhomave të zhveshjes, për të rritur konkurrencën dhe për të luftuar për tituj, por këto ndryshime nuk kanë ndodhur.

Trajneri e kupton situatën e vështirë të klubit, por shqetësimet e tij janë rritur tej mase. Nënshkrimet që ai dëshiron nuk mbërrijnë dhe madje skuadra nuk po arrin as disa nga lojtarët që trajneri llogariste në ta, shkruan Indeksonline.

Kessie e Christensen pritet të zyrtarizohen gjatë javës, por që dy lojtarët nuk llogariten të denjë për të bërë ndryshime rrënjësore te Barcelona.

Nënshkrimi më ambicioz është ai i vijës sulmuese, Robert Lewandowski . Bayern Munich e ka vlerësuar atë në rreth 50 milionë euro, shumë tejet e madhe për një 34 vjeçar.

Të hënën pritet që skuadra të kthehet në stërvitje dhe Xavit nuk i kanë dalur llogaritë e tij. Ai është tejet i shqetësuar me situatën ekonomike te Barcelona./Indeksonline/