75 Mall Live Search
10:56 / E Martë, 25 Janar 2022 / C E

Barcelona po i mbledh “pleqtë”, tani synon kapitenin e Chelseas

Barcelona nuk po kalon një moment të mirë dhe Xavi po sheh mundësinë për ta përforcuar skuadrën duke mos shpenzuar shumë para.

Sipas Fabrizio Romanos, Blutë janë duke punuar për të sjellë në Camp Nou kapitenin e Chelseas, Cesar Azpilicueta.

32 vjeçari është në vitin e fundit të kontratës dhe në qershor do të largohet me parametra zero.

Barcelona pritet t’i ofroj atij një kontratë deri në verën e vitit 2024. /IndeksOnline/