75 Mall Live Search
15:52 / E Mërkurë, 06 Maj 2020 / indeksADMonline

Barcelona po i rikthehet normalitetit

Pandemia e koronavirusit si duket po e humbet betejën të cilën e ka nisur muaj më parë.

Shumë skuadra evropiane tashmë ngadalë kanë nisur të rikthehen në fazat stërvitore.

Nga to edhe Barcelona sot ka nisur grumbullimin e lojtarëve e ku padyshim vëmendja ishte te ylli i skuadrës Lionel Messi i cili me maskë dhe dorëza është parë duke u futur në ambientet e klubit.

Në stërvitjen e sotme, futbollistët i janë nënshtruar testeve fizike.