75 Mall Live Search
17:45 / E Diele, 16 Gusht 2020 / C E

Barcelona po mendon rimëkëmbjen, mund të sakrifikohet edhe Suarezi

Barcelona ka filluar planet për ringjalljen e skuadrës, gjë që nënkupton edhe shitjen e Luis Suarez.

Mundo Deportivo raporton se ndryshime të mëdha po përgatiten tek skuadra e Barcelonës duke përfshirë kështu edhe largimin e uruguaianit.

Lautaro Martinez mbetet objektivi kryesor që do të zëvendësojë Suarezin në sulmin e katalanasve.

Humbja ndaj Bayernit në Ligën e Kampionëve me rezultat 8-2 ka nxjerrë në pah shumë probleme brenda skuadrës katalonase. /IndeksOnline/