75 Mall Live Search
22:30 / E Enjte, 16 Tetor 2025 / Gj Sh

Barcelona po monitoron Fisnik Asllanin, ylli kosovar drejt Spanjës

Paraqitjet fantastike të Fisnik Asllanit kanë marr vemendjen e skuadrave të mëdha evropiane.

Ylli kosovar i cili pas një sezoni fantastik që pati me Elverberg në Bundesligën 2, sezonin e kaluar, po vazhdojn të shkëlqej edhe me skuadrën e Hoffenhaim në Bundesligën gjermane, shkruan IndeksOnline.

Sipasa asaj që raporton gazetari i njohur gjerman, Florian Plettenberg, Fisnik Asllani po monitorohet nga Barcelona.

23-vjeçari ka një klauzolë lirimi në verën e ardhshme, e për këtë është e informuar edhe skuadra e Barcelonës.

Kjo do të ishte një hap i madh në karrierë për Fisnik Asllanin, i cili ditë më parë deklaroi se Barcelona është klubi i ëndrrave.

“Klubi im i ëndrrave ka qenë gjithmonë FC Barcelona, gjithmonë kam dashur të luaj atje”, deklaroi ai Sport Bild.

Kujtojmë që Asllani ishte golashenues për Kosovën në fitoren fundit 1-0 ndaj Suedisë./IndeksOnline/