Barcelona po punon intensivisht për të shitur mesfushorin e saj, ja arsyeja

Barcelona vazhdon të punojë për largimet e disa prej lojtarëve të saj në mënyrë që të regjistrojë lojtarët e mbetur në pritje. Kampionët e La Ligas janë duke punuar intensivisht për të shitur Oriol Romeun.
Me largimin e tij do të hapej rruga për regjistrimin e Gerard Martin.
Skuadra e madhe është në bisedime me tri skuadra të ndryshme për shitjen e Romeut dhe po pret ofertën më të lartë që të ndezë dritën e gjelbërt për largim.
Barça po punon edhe për shitjen e Inaki Penas, portierit spanjoll për t’i liruar vendin regjistrimit të Szczesnyt./Indeksonline/