Barcelona po shqyrton mundësinë të japë tre lojtarë për Neymar
Neymar ka shprehur hapur dëshirën e tij për t’u larguar nga Parisi dhe Barcelona ka hapur dyert për një rikthim të tij. Por, problemet ekonomike po e pengojnë një “fund të lumtur” të kësaj historie.
Blerja e Griezmann ndonëse do ta forcojë Barcelonën në fushë e blertë, e ka dobësuar atë financiarisht.
Duke marrë parasysh këtë, Barcelona po shqyrton mundësinë e përfshirjes së tre lojtarëve për ta kthyer Neymarin prapë në Camp Nou, raporton Marca, transmeton Indeksonline.
Klubi blaugran në këtë marrëveshje do të tentoj ta përfshijë Dembelen ose Coutinhon, pasi që një ardhje e Neymar do të thoshte se për ta nuk do të kishte më vend në formacionin bazë.
Bashkë me njërin nga të dy, Barcelona po shikon të përfshijë në marrëveshje edhe Nelson Semedo dhe Samuel Umtiti./Indeksonline/.