Barcelona prapë dështon, Reali po i afrohet si me avion
Barcelona nuk ka arritur më shumë se një pikë në ndeshjen e xhiros së 23-të të La Ligas si mysafir i Athletic Bilbaos.
Kampionët në fuqi barazuan edhe në këtë ndeshje, duke lejuar që Reali t’i afrohet në vetëm gjashtë pikë, shkruan Indeksonline.
Ky është barazimi i tretë radhazi i Barcës (dy në ligë dhe një në kupë), duke qëndruar në një moment jo të mirë sa i përket rezultateve.
Pas këtij barazimi, Barca vazhdon kryesimin me 51 pikë, gjashtë më shumë se Reali dhe shtatë më shumë se Athletic Bilbao.
Në ndeshjen e ardhshme, Barca e pret Valladolidin. /IndeksOnline/
This save by Barcelona’s ter Stegen is sublime. ??pic.twitter.com/DKFtaV5cRE
— Mozo Football (@MozoSports) February 10, 2019