Barcelona pret dritën jeshile nga Juventus për transferimin e yllit të mbrojtjes

Barcelona është në kërkim të një mbrojtësi qendror dhe së fundmi është përfolur se është në kontakte të vazhdueshme me Koulibaly.
Gjithsesi, “Sportmediaset” shkruan se gjithashtu spanjollët janë të interesuar edhe për mbrojtësin e Juventusit, Matthijs De Ligt.
“Zonja e Vjetër” momentalisht nuk është e interesuar për ta lënë holandezin të largohet.
Barcelona i ka bërë me dije ekipit italian se interesi i tyre është real dhe pret një konfirmim nga klubi për të nisur bisedimet me mbrojtësin e talentuar.