75 Mall Live Search
19:58 / E Hënë, 27 Qershor 2022 / Gj. Sh

Barcelona prezanton fanellën e dytë për sezonin e ri (Foto&Video)

Skuadra e Barcelonës ka prezantuar fanellën e dytë për sezonin e ardhshëm.

Klubi katalanas, përmes një postimi të publikuar në llogarinë zyrtare, ka bërë të ditur se cila do të jetë fanella për ndeshjet si mysafirë, transmeton Indeksonline.

Fanellë ngjyrë ari , e frymëzuar nga Lojërat Olimpike të vitit 1992 që u zhvilluan pikërisht në qytetin katalanas. Në uniformë ka edhe një model që përfshin hartën e qytetit të Barcelonës . Siç shpjegohet nga i njëjti klub, zgjedhja e ngjyrës dëshiron gjithashtu të kujtojë rëndësinë e fitimit të Lojërave Olimpike. I pranishëm ishte edhe sponsori i ri “ Spotify ”, i cili nga sezoni i ardhshëm do të jetë në uniformat e Barcelonës si dhe do t’i shtohet emri i stadiumit, i cili do të riemërohet “Spotify Camp Nou”./Indeksonline/