Barcelona prezanton fanellën speciale për “El Clasico”-n

Si çdo herë “El Clasico” është derbi më i shikuar në të gjithë botën.
Dy ekipet e mëdha, Real Madridi dhe Barcelona ndajnë të gjithë botën për një natë, duke dhuruar spektakël sa herë që zhvillohet.
Barcelona, që nga nisja e sponsorizimit nga “Spotify”, në çdo “El Clasico” ka luajtur me një fanellë të veçantë.

Këtë herë do të vendoset në fanellë albumi i ri “Play” i këngëtarit të njohur britanik, Ed Sheeran.
Ajo nisi nga viti 2022, ku kishte vendosur fillimisht Drake, më pas albumin “Monomami” të këngëtares Rosalia, “The Rolling Stones” në vitin 2023, Karol G dhe Coldplay në vitin 2024 dhe Travis Scott këtë vit.
Kujtojmë se “El Clasico”, do të zhvillohet më 26 tetor në “Santiago Bernabeu”, në orën 16:15./IndeksOnline/