Barcelona promovon në ekipin e parë një 13-vjeçar

“La Masia” e famshme nuk po lë gjurmë vetëm në futboll.
Skuadra e tyre e basketbollit, ka promovuar talentin e ri 13-vjeçar Mohamed Dabone.
Dabone, i bashkohet ekipit të parë të Barcelonës së bashku me qendrën e re Sayon Keita.
Duke investuar te Sayon Keita dhe Mohamed Dabone, Barça do të përpiqet të ndalë ikjen e talenteve drejt NCAA-së, siç kanë përjetuar në rastet e Dame Sarr, Mathieu Grukic dhe Kasparas Jakucionis.
Në ACB Mini Cup, Mohamed Dabone, i cili u shpall MVP, shënoi 22 pikë, 26 ribaunde dhe një përqindje prej 48 pikësh kundër Real Madridit.
Në Turneun Ndërkombëtar të Basketbollit U16 të Villa de La Orotava, lojtari në zhvillim Mohamed Dabone shënoi 31 pikë, 19 ribaunde dhe 4 bllokime./IndeksOnline/