Barcelona publikon 11-shën startuese ndaj Realit

FC Barcelona ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen kundër Real Madridit.
El Clasico do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu” me fillim nga ora 21:00, raporton IndeksOnline.
Hansi Flick ka vendosur të startojë me 11-shën si në vijim:
Pena, Cubarsi, Balde, Martinez, Pedri, Lewandowski, Raphinha, Fermin, Casado, Yamal dhe Kounde.
Më herët u publikua edhe formacioni i “Mbretërve”.
11 djelmoshat e Ancelottit që do të nisin lojën janë:
Lunin, Lucas Vasquez, Militao, Rudiger, Mendy, Bellingham, Valverde, Tchouameni, Camavinga, Mbappe dhe Vinicius Jr.