Barcelona publikon listën anti-PSG, rikthehet Balde

Sonte do të zhvillohet kryendeshja e javës në Ligën e Kampionëve.
Barcelona, do të jetë nikoqir i kampionëve të Evropës, PSG-së në stadiumin “Montjuic”, në një ndeshje ku premton të dhurojë spektakël.
Të dyja këto skuadra do të kenë mungesa, me PSG-në që do të vuajë pa Dembelen, Douen, Marquinhosin, Kvaratskhelian si dhe “Blaugranat” do të jenë pa Raphinhan.

Ndërsa lajm i mirë për Barçën është rikthimi i Alejandro Baldes nga lëndimi, por nuk dihet nëse do të startojë nga fillimi apo do të inkuadrohet në pjesën e dytë.
Kujtojmë se ndeshja Barcelona-PSG, zhvillohet sonte në orën 21:00./IndeksOnline/