Barcelona publikon listën e futbollistëve të ftuar, konfirmohet mungesa e Lionel Messit

Klubi i Barcelonës sonte do të luaj kundër Eibarit në ora 19:15. Kjo është ndeshja e fundit e vitit për dy skuadrat.
Katalunasit sonte do të jenë pa Lionel Messin i cili me leje të trajnerit e zgjati pushimin për krishtlindje në Argjentinë, transmeton Indeksonline.
Barcelona ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar, ku vërehet rikthimi i Ousmane Dembeles.
Jashtë listës është edhe Jordi Alba, i cili është i suspenduar për shkak të kartonëve të verdhë./Indeksonline/