75 Mall Live Search
13:52 / E Diele, 11 Shtator 2022 / Gj. Sh

Barcelona publikon listën e lojtarëve të ftuar kundër Bayern Munchen

Barcelona të martën do të jetë mysafirë i Bayern Munchen në ndeshjen e vlefshme për Champions League.

Skuadra katalanase ka publikuar edhe listën e futbollistëve të ftuar për këtë takim, shkruan IndeksOnline.

Trajneri i Barcelonës, Xavi për ndeshjen ndaj Bayernit ka ftuar të gjithë transferimet e bëra gjatë afatit kalimtar veror.

Të dyja skuadrat kanë fituar ndeshjet e para në Champions Leagu, ku Bayerni mposhti Interin, ndërsa Barcelona fitoi ndaj Plzen./IndeksOnline/